As ekspert i këpucëve, as i ideve…

…bota njeh lloj-lloj shpikësish, ka ndoshta me miliarda patente, panumër shpikje e gjërash të patentuara, herë-herë gjërash kot, e herë aso fort të avancuara, disa prej tyre aq të rëndësishme sa pa to jeta tashmë s’mund të imagjinohet, ç’do bënim vallë pa poçin e Edisonit – mirëpo s’është shaka me gjenialitetin, si duket ka dhe mjaft aso shpikësish që kanë “guxim” të eksperimentojnë me cilëndo ide qesharake, shpesh madje dhe ide të krisura, bie fjala modelet tek i ekspozojnë shpikjet e modës na mahnitin secilën herë e më tepër, pistat e modës (catwalk) por dhe vitrinat e dyqaneve secilën herë e më “crazy”, apo jo – sa për idenë e këpucëve me “çadër” hm, s’e kam idenë, vetë ideja më befasoi pakëz, s’do më shkonte mendja, pra e qartë, s’jam as ekspert i këpucëve as i ideve…
(sg – maj 2020)